Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por kjo nuk do të thotë që i kanë dhënë fund edhe miqësisë. Ashtu siç thanë, ish-çifti do e ruajnë miqësinë edhe pas ndarjes dhe sapo e vërtetuan. Alex dhe Jennifer kanë dalë për një darkë së bashku në një restorant luksoz, vetëm një javë pasi konfirmuan ndarjen.
E bukura është se ky është restoranti ku ata kanë patur takimin e tyre të parë në vitin 2017.
“Ata vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin”-tha një burim për Foxnews.
Thuhet se takimi i tyre ka të bëjë edhe me projektet e bizneseve që kanë së bashku, megjithatë kaq mjafton për të kuptuar se Jennifer dhe Alex nuk paskan patur një ndarje me sherr, por me mirëkuptim.







