Mund t’iu ketë ndodhur dje, sot, para pesë minutash ose tani dhe po flasim për shpërthimet e inatit. Disa thyejnë pjata, të tjerë përplasin dyer, kurse më të përmbajturit hanë thonjtë. Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por katër shenjave të mëposhtme duhet t’u rrini larg në këto raste.
- Akrepi: Në pëgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht bëhen të ‘këqinj’.
- Luani: I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij të shpërthimit. Në përgjithësi di të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet emocionalisht, por kur shpërthen është keq.
- Demi: Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t’iu ngulë brirët.
- Bricjapi: Është shumë e vështirë që bricjapit t’i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shërthimet e tij të inatit janë të pakontrolluara.







