Dhe ja ku po vjen sërish ajo periudha e tmerrshme e vitit kur Mërkuri zmbrapset. Ndonëse themi “e tmerrshme” në fakt nuk është kështu. Edhe pse shumë plane anulohen, pajisjet elektronike fillojnë të mos funksionojnë siç duhen, prishje kontratash apo rikthim ish-ash, sërish kjo është një periudhë e duhur reflektimi. Zmbrapsja e Mërkurit apo siç quhet Retrograda e Mërkurit nis në 10 maj, por në astrologji asgjë nuk nis e përfundon në një datë të caktuar prandaj efektet e retrogradës nisin që dy javë para (Po, që tani ka nisur). Mërkuri do të zmbrapset këtë maj në shenjën e Demit, që udhëhiqet nga planeti Afërdita, planeti i pasurisë dhe dashurisë. Prandaj këtë periudhë do të ndjeni më shumë dëshirën për tu mburrur, për tu kapardisur. Prisni mesazhet nga ish-at, por gjithashtu edhe mosmarrëveshje me kolegët në punë apo me partnerët në jetën personale. Revista Who bën të ditur se katër shenja do ndikohen shumë nga ky Mërkur retrogradë dhe ato janë: Demi, Binjakët, Virgjëresha dhe Peshqit.
Demi – Gjatë kësaj periudhe të Mërkurit të zmbrapsur duhet të keni kujdes si po i shpenzoni paratë dhe energjinë tuaj. Nëse keni ndërmend të prisni ndonjë biletë, bëjeni pasi të mbarojë retrograda e Mërkurit. Mërkuri do të ndikojë në financat tuaja dhe ndjenjën tuaj të identitetit. Prandaj fokusi do zhvendoset tek bota juaj e brendshme.
Binjakët – Ky Mërkur i zmbrapsur do t’ju bëjë të vini në dyshim qëllimet tuaja, do t’ju mbajë në një hapsirë shumë introspektive. Mund të ndiheni të bllokuar nga mendimet tuaja. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos mendoni shumë. Kujdes nga mashtrimet dhe iluzionet. Përkohësisht do hiqni dorë nga jeta sociale dhe do përqëndroheni tek vetja.
Virgjëresha – Është një ide e mirë të qëndroni larg rrjeteve sociale gjatë Mërkurit të zmbrapsur. Kjo për shkak se ky tranzit do ndikojë tek imazhi juaj publik dhe çdo hap i gabuar mund të bëjë kërdinë. Gjatë kësaj kohe komunikimi mund të jetë i gabuar dhe kontrolloni dy herë gjërat që shkruani. Nëse është e mundur shmangni udhëtimet.
Peshqit – Mërkuri retrogradë do ndikojë në marrëdhëniet tuaja me familjen kështu që nuk është një kohë e mirë për të bërë lëvizje apo drama shtëpiake. Do jeni shumë konfuz për të shprehur idetë tuaja apo për të përpunuar informacionet. Do i merrni gjërat shumë personale. Mos bëni supozime, ndiqni udhëzimet dhe bëni pyetje kur jeni konfuz.
Shenjat që do ndikohen më pak nga Mërkuri: Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi./revistawho.com








