Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin! 07/12/2025
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Poezia e babait emocionon Alban Skënderajn

14/04/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Poezia e babait emocionon Alban Skënderajn

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë që çdo herë personazheve të historive i bëhen surpriza duke ftuar persona të famshëm dhe të dashur të ekranit shqiptar. Këtë herë i ftuar special për Irenën ishte këngëtari Alban Skënderaj. Por surprizave të Arbana Osmanit nuk i shpëtoi as ai vetë.





Arbana kishte ftuar artistin Çun Lajçi i cili interpretoi një poezi të shkruar nga babai i Albanit në vitin 1997. Në këtë kohë Albani ishte larguar për në Itali dhe famlja e tij nuk kishte marrë asnjë lajm nga ai për më shumë se një muaj.


“Unë jam natyrë që emocionoj dhe emocionohem shpejt. Fatkeqësisht jam në luftë të vazhdueshme me emocionet që të mos më rrëmbejnë. Më ktheve pas në kohë dhe më rrëmbeve me interpretimin tënd. Këtë poezi e ka shkruar babai im kur unë u nisa për në Itali dhe kisha më shumë se një muaj pa folur me ata”.

Çun Lajçi i uroi Alban Skënderajt që atë ankth që kishte përjetuar babai i tij të mos e përjetonte ai vetë. “Shpresoj që ti të bësh çmos që fëmija yt të mos lëvizë nga vendi. Kemi bredhur në shumë vende, por nëse ne jemi ata që e duam Shqipërinë nuk mjafton vetëm fjala. Mjafton bima dhe këto lule që ta zbukurojnë dhe të kemi vërtet një Shqipëri që del nga ato këngë dhe poezi që kemi”. Më poshtë do të gjeni poezinë e shkruar nga babai i Alban Skënderaj :

Tri javë pa sy,

Tri javë pa fjalë,

Unë dhe ime shoqe,

Dy të vdekur, gjallë.

Buzët…kapak burgu

Sytë, hije muzgu.

Kthejm’ kryet, shikojm’ nga deti,

Lëkundje, tërmeti

I kthejmë nga qielli, asnjë rreze dielli

Si statuja, ngrirë,

Me zemër të mpirë,

Shikojmë në errësirë.

Deti nxjerr të vdekur,

Ne presim të mekur,

Ne presim një lajm, një lajm për tim bir

Rrëmbyer nga ikja që s’pati mëshirë

Lutemi Zotit, qoftë lajm i mirë!

Tags: alban skenderajcun lajcidua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin!
Breaking News

“Mbeta pa gjysmë time”, Sheila Haxhiraj flet për humbjen e vëllait: Media ka abuzuar me lajmin!

07/12/2025
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!
Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!
Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
Next Post
Brenda ditëlindjes luksoze të Fjolla Morinës, këngëtarja feston 32- vjetorin e lindjes

Brenda ditëlindjes luksoze të Fjolla Morinës, këngëtarja feston 32- vjetorin e lindjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera