Lidhja e Miley Cyrus me Cody Simpson mori vëmendjen e të gjithëve, për shkak se ky raport lindi pas ndarjes së këngëtares nga ish-bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, Liam Hemsworth.
Megjithatë edhe kjo lidhje e Cyrus nuk zgjati shumë pasi Miley vendosi t’i japë fund në muajin gusht të këtij viti.
Pas këtij momenti dyshja pohoi se kishin mbetur miq të mirë, pasi ndarja nuk kishte ardhur ashtu siç të gjithë kishin menduar, mes debatesh e konfliktesh.
Por detaji i fundit në llogaritë në ‘Instagram’ të dy këngëtarëve ka mjaftuar që në rrjet të nisin komentet. Cody e ka fshirë Miley-n duke mos e ndjekur më me postimet e saj.
Nuk dihet ende nëse ky veprim ka të bëjë me lidhjen e re që Simpson ka nisur apo marrëdhënia mes tij dhe Miley-t është komplikuar, por këto detaje pritet të zbulohen në ditët në vazhdim./revistawho.com








