Prej ditësh Poni ka zbuluar se do të publikojë një album të ri muzikor që më në fund po vjen tek fansat i plotë. Ky projekt i përmasave të mëdha ka të fshehur pas realizimit një punë shumë të gjatë e të mundimshme, por gjithçka duket se ja ka vlejtur. Këtë detaj e ka zbuluar vetë Poni, e cila ka publikuar pak më parë disa momente nga puna në studio për këngën e fundit dhe ka rrëfyer për herë të parë që pjesë e albumit do të jetë një baladë.
“Albumi është shumë afër dhe jam e lumtur që u mbyll me një super baladë nga maestro Pirro Çako, i cili dha pak nga shpirti i tij në këtë album. Moment pune, studio”,-shkruan ajo duke zbuluar kështu bashkëpunimin me kantautorin e njohur të skenës shqiptare.
Albumi i Ponit ka në qendër muzikën folk, por përfshin edhe bashkëpunime muzikore dhe këngë të tjera pjesa më e madhe e të cilave janë surprizë. / revistawho.com