Së fundmi, vajzën e ekranit po e shohim kudo përkrah të rinjve në mbarë Shqipërinë. U bënë rreth katër muaj, që nga periudha kur Lori Haxhiu, moderatorja e disa programeve në “Vizion Plus”, e të tjera media, u vendos në krye të Shërbimit Kombëtar për Rininë, institucion për të cilin po dëgjojmë vazhdimisht të flitet edhe në media, përgjatë kësaj kohe. Drejtoresha shfaqet energjike, plot pasion e kreativitet dhe e vendosur për të bërë më të mirën. Përgjegjësia për të punuar me rininë ka sjellë ndryshime edhe në jetën e saj personale. Moderatorja është rikthyer vrullshëm në rrjetet sociale, me profile personale në secilin prej tyre. Duket që në fokus ka punën e perditshme, për hir të postimeve të vazhdueshme dhe synimit për të qenë sa më pranë të rinjve e të rejave. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, ndaj le të themi se Lori po ia del për mrekulli, duke përmbushur “misionin” e saj! /diell-online.al