Olta Gixhari po ia kalon kaq bukur me pushime në bregdetin shqiptar, sa këtë e shfaq çdo ditë me postimet e saj në Instagram, ku na dhuron jo vetëm poza shumë tërheqëse, por edhe momente me bashkëshortin. Këtij të fundit, Olta preferon të mos ia zbulojë identitetin, por fotot e videot me të nuk mungojnë. Madje aktorja e ka gjetur edhe fotografin sepse bashkëshorti qenka profesionist.
“Ja ç’foto të bën njeriu kur të do”,-shkruan Olta krah fotove të fundit të postuara ku shfaqet duke pozuar si sirenë në shkëmbinj.
Dhe duhet thënë se aktorja qenka vërtet me fat sepse e dimë shumë mirë si bëjnë meshkujt kur vjen puna te fotot. Kurse ky i Oltës jo vetëm i duruar, por edhe i qan.








