Me ngrohjen e motit, nisim që vendin e xhupave ta zëvendësojme me xhaketa ose pallto të gjata. Dhe palltot më të preferuara duket se janë ato deri në fund të këmbëve, në ngjyrat bezhë apo kafe duke u neutralizuar me tonet e tokës e të pranverës.
Anxhelina Hadërgjonaj, Afërdita Dreshaj dhe Leonora Jakupi kanë zgjedhur që në kombinimet e pranverës të veshin një pardesy të tillë.
Një sugjerim i vlefshëm që vlen edhe për ju!/revistawho.com