Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Prapaskenat e ‘Kënga Magjike’/ Soni Malaj: Më kanë bojkotuar, ja loja e pistë

10/12/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
Prapaskenat e ‘Kënga Magjike’/ Soni Malaj: Më kanë bojkotuar, ja loja e pistë

“Kënga Magjike” ishte një sfidë për Soni Malajn, e cila ndryshe nga shumë kolegë që preferuan baladat, erdhi me një këngë tejet energjike. Por, veç këngës që është vlerësuar si një ndër më të mirat e këtij edicioni, Soni ishte ndër të vetmet këngëtare që u paraqit me gjashtë balerina në skenë dhe një performancë të paharrueshme. E në fakt, këngëtarja e njohur shquhet për këto surpriza, të cilat vijnë gjithmonë dhuratë për fansat e saj. Megjithatë, pavarësisht pëlqyeshmërisë në publik dhe më shumë se 500 mijë klikimeve që ka rrëmbyer në “Youtube”, Soni ndjen se nuk është vlerësuar në mënyrën e duhur dhe ndaj saj, nën “rrogoz” po luhet një padrejtësi. “U anashkalova, thuhet vetëm që mora pjesë (në festival). Ma thanë edhe të tjerë dhe po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë me mua”, rrëfen Soni në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth”. Këngëtarja, e cila garon në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e titulluar “Për vete më mbaj”, shpjegon më tej se si e kanë bojkotuar dhe prapaskenat e festivalit që po e cenojnë. Kush do të jetë fituesi i këtij viti? Sipas Soni Malajt, emrat që favorizohen janë dy dhe me shumë gjasa, çmimin e parë do ta fitojë një prej tyre.





Soni, ke pasur një performancë magjike në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, por ke një shqetësim në lidhje me këtë?

Po. Disa portale më kanë thënë që nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare.


Bëhet fjalë për Arilena Arën dhe Rozana Radin?

Po. Më kanë thënë që megjithëse kam qenë surpriza e këtij edicioni, nuk shkruajnë dot për mua, sepse ua kanë ndërprerë.

Kjo ka qenë kërkesë e organizatorëve të festivalit?

Nuk e di, sepse nuk ma thonë këtë gjë, por pashë edhe lajmet ku u anashkalova, thuhej vetëm që mora pjesë. Ma thanë edhe të tjerë dhe po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë.

Arditi, apo dikush nga produksioni të kanë thënë gjë në lidhje me çështjen?

Jo, nuk më thonë se nga është dhënë urdhri, por nuk mendoj se ka ardhur nga produksioni dhe Arditi.

Po mendon se duan t’ia japin çmimin Rozana Radit?

Nuk e di, nuk di ç’të them, sepse u bë kohë që po e vija re një anashkalim, por nuk i kisha dhënë shumë rëndësi. Por tani ma konfirmuan, më thanë që është urdhëruar të mos shkruhet për mua dhe të mos favorizohem. (Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Tags: kenga magjikeSoni Malaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
KENGA MAGJIKE/ Shpërthen Endri Prifti: Nuk na mundni dot se na keqtrajtuat një këngë

KENGA MAGJIKE/ Shpërthen Endri Prifti: Nuk na mundni dot se na keqtrajtuat një këngë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera