Prej disa ditësh e kishim marrë vesh që Marina i preu flokët, por moderatorja po na i mbante sekret look-un e ri. Mesa duket për të na shtuar edhe më shumë kuriozitetin dhe pritja ia ka vlejtur.
Sot ajo ka publikuar fotot me pamjen e re, me flokët e prera në gjysmë gjatësi, të drejta e që i kanë nxjerrë më në pah tiparet e bukura.
Look-un e saj të ri, Marina e kombinon me një kostum ngjyrë bezhë nga Elisabetta Franchi, si një ambasdore e firmës së stilistes italiane.
Komplimentat nuk kanë munguar për moderatoren dhe të gjithë janë në një mendim: Pamja e re i shkon shumë.








