Artenisa Ozaj, vajza e ëmbël që prezantoi bashkë me Ardit Gjebrean sezonin e parë të “E diela shqiptare”, edhe pse u shkëput shumë shpejt nga bota te televizionit vazhdon ende të komentohet shumë në media..
E ftuar sot në emisionin e pasdites “Rudina” ajo tregoi për njohjen me bashkëshortin ku tha se ata kishin plot 12 vite bashkë.
“Ne kemi 12 vite bashkë, që kur unë isha 16 vjeç, më pas lidhja jonë kaloi në fejesë, bashkëjetesë dhe martesë. Unë Olsin e kam pasur në lagje, ka qenë një nga parukierët më të famshëm dhe shkoja shumë shpesh për të rregulluar flokët aty. Asnjëherë nuk e mendoja që mund të isha krah tij, por ndonjëherë gjërat janë të shkruara. Ai kishte shumë kontakte me femra dhe mua më dukej sikur do t’i hyja një gjëje të keqe me këmbët e mia. Ai më dha gjithë sigurinë e mundshme dhe më bindi. Nuk ka pasur një propozim në marrëdhënien tonë, erdhi normalisht dasma. Të dy vendosëm të bënim dasmën dhe të krijonim familjen tonë. Ne bëmë një dasmë në kishë dhe secili prej nesh bëri dasmë në shtëpinë e tij, ka qenë dasmë tradicionale”,- tregoi Artenisa. /revistawho.com