Marrëdhënia e Princ Harry-t me Mbretërinë e Bashkuar do të sjellë gjithmonë shumë diskutime. Së fundmi, një nga ekspertët e ‘Kensington’ ka hedhur pretendimet se Harry do të heqë dorë nga udhëtimi i planifikuar për në Londër, në muajin korrik. Shkak për këtë anullim është bërë fakti se Harry ishte shokuar nga mikëpritja shumë e ftohtë e familjes në ceremoninë e funeralit të gjyshit të tij.
Rusell Mayers ka zbuluar për ‘talkRadio’ se disa pjesëtar të familjes janë treguar shumë të ftohtë dhe kjo mesa duket e ka shokuar 35-vjeçarin.
Duka i Sussex, i cili jeton në Santa Barbara në Kaliforni së bashku me Meghan Markle, pritet të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar në verë për të prezantuar statujën në nder të mamasë së tij, Princeshë Diana. Mirëpo gjithçka është vënë në pikëpyetje së fundmi./revistawho.com







