Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t! 28/02/2026
Pink përgënjeshtron ndarjen: As fëmijët tanë nuk dinë gjë! 28/02/2026
Nëse po planifikoni pushime me fëmijët, duhet ta lexoni patjetër këtë shkrim! 28/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Princ Philip ndërroi jetë, por historia e jetës së tij mbetet gjallë në ekranin e madh e të vogël

10/04/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Princ Philip ndërroi jetë, por historia e jetës së tij mbetet gjallë në ekranin e madh e të vogël

Princ Philip ndërroi jetë dje dhe familja mbretërore është në hidhërim të thellë, por jeta e tij do të mbetet e ekranizuar përgjithmonë mes aktorëve që e sollën në tre prodhime të ndryshme filmike.





Lajmi i ndarjes së tij nga jeta mori shumë shpejt dhenë dhe sigurisht ngushëllime nga e gjithë bota shkuan për mbretëreshën dhe familjen e saj. Por një punë e vështirë  do të jetë për skenaristët e ‘The Crown’, serialit që i dedikohet familjes mbretërore, të cilët duhet të ndryshojnë ngjarjet që janë shkruar për sezonin e ri. Princ Philip në këtë serial është luajtur në periudha të ndryshme nga tre aktorë: Math Smith, Tobias Menzies dhe në sezonin e pestë dhe të gjashtë do shohim Jonathan Pryce.


Imazhi më intim dhe i bukur i familjes mbretërore na u ofrua nga ‘The Crown’ që publikoi një portret tjetër të gjithë familjes, duke shkuar përtej famës, e duke përqëndruar tek traumat e së shkuarës, dashuria dhe lufta për liri.

Edhe në film mbretëresha dhe bashkëshorti i saj janë paraqitur gjithmonë si mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin, siç vërtetë kanë qenë.

Në çdo rast mënyra si është trajtuar Princ Philip në kinema ka qenë një dhe e vetme: Një burrë i zgjuar e i fortë, me personalitet kompleks, që ka vuajtur përherë për pak liri të munguar, por të merituar.

Nga krizat e moshës së mesme, tek vështirësitë në marrëdhënien me nënën e tij, apo etika, e kanë detyruar shpesh Elisabetën të bëjë ndërhyrje për të ndrequr reputacionin e tij. Po ashtu edhe për gafat historike, si ajo e faktit që e zuri gjumi para një supe, në një takim në Japoni.

Gjithë këto fakte janë përdorur vetëm për të nderuar figurën e një burri të dashur, por edhe të përfolur shumë për rolin e tij në mbretëri, daljet në fshehtësi për të shijuar pak liri dhe shumë detaje të tjera. ‘The Crown’ mund ta ndiqni në Netflix, gjithashtu mund të kërkoni për ‘The Queen’, ndërsa filmi i ri ‘Spencer’, pritet të publikohet në vjeshtë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Pse këmishat e burrave i kanë kopsat në anën e djathtë dhe të grave në të majtë?

Pse këmishat e burrave i kanë kopsat në anën e djathtë dhe të grave në të majtë?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera