Princ Philip është detyruar të kërkojë ndihmën e mjekëve, pasi nuk është ndjerë mirë gjatë ditës së djeshme. 99-vjeçari, është shtruar në spitalin “Edward VII” në Londër . Zëdhënës të ‘Buckingham Palace’ kanë njoftuar se kjo është vetëm një masë paraparake për shëndetin e tij dhe e kërkuar nga mjekët. Thuhet se Princi do qëndrojë i shtruar për disa ditë deri në qetësiminn e gjendjes.
Hera e fundit që ai u detyrua t’i drejtohej për ndihmë spitalit ka qenë viti 2019./revistawho.com