Olsi Klosi, një nga ish-banorët e “Big Brother 9” është gjithmonë aktiv në rrjetet sociale duke ndarë momente familjare nga përditshmëria. Ai konsideron si pikën e tij të dobët mbesën dhe nipin saqë nuk ngurron të jetë pranë tyre në çdo moment. Ditën e sotme ka postuar një video ku shfaqej me mbesën, me mbishkrimin: “Duke vënë në gjumë princeshën time”. Tashmë nuk është më një sekret përkushtimi që Olsi ka ndaj familjes, por pa harruar dhe Fiorentinën, që dhe jashtë shtëpisë gëzojnë një marrëdhënie të lumtur pranë njëri-tjetrit.