Kate Middleton është diagnostikuar me kancer. Lajmin e deklaroi vetë princesha pas operacionit të cilit iu nënshtrua në janar.
“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohem kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi. Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”, tha princesha.
Kate u shpreh se rikuperimi nga operacioni i saj në janar ka marrë kohë dhe prioriteti tani është të qetësojë familjen e saj.
“William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë. Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar se do të jem mirë. Familja tani ka nevojë për disa kohë hapësire ??dhe privatësie”.








