Sot u mbajt funerali i Princ Philip pas 8 ditësh zie kombëtare dhe gjejeni çfarë? Kate gjeti mënyrën që t’i kujtonte të gjithëve Princeshë Dianën në këtë datë të shënuar. Ajo kishte vendosur varësen me perla të Dianës, kombinuar me të zeza siç i takonte ceremonisë. Fotot e saj duke shkuar në shërbesën e rëndësishme, u përhapën menjëherë dhe të gjithëve ju mbetën sytë tek varësja e saj. Ndërsa si vathë kishte vendosur një palë që dikur i mbante mbretëresha.

Kate dhe bashkëshorti u fotografuan duke u larguar nga Kensington Palace, për në St George’s Chapel./revistawho.com







