Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Princeshën Kate Middleton pasi ajo u diagnostikua me kancer.
“Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, u shprehën Harry dhe Meghan në një deklaratë për Us Weekly.
Kate Middleton konfirmoi diagnozën e saj përmes një videoje ku u shfaq dy muaj pas operacionit abdominal.
“Në janar, unë iu nënshtrova një operacioni të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë, mendohej se gjendja ime ishte jo kanceroze. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.”, tha Middleton.








