Princi Philip është transportuar në një spital tjetër dhe pritet të qëndrojë në spital për të paktën një javë tjetër. Pallati Buckingham ka zbuluar gjithashtu zbuloi se Duka i Edinburgut është nën vëzhgim e mjekëve edhe për shkak të një gjendje para-ekzistuese me zemrën, përveç infeksionit të raportuar tashmë.
“Duka i Edinburgut u transferua sot nga Spitali i Mbretit Edward VII në Spitalin St Bartholomew ku mjekët do të vazhdojnë ta trajtojnë atë për një infeksion, si dhe të kryejnë analiza, kontrolle dhe vëzhgime për problemet me zemrën”, lexohej në deklaratën e pallatit mbretëror.
“Duka vazhdon të jetë i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit, por pritet të qëndrojë në spital të paktën deri në fund të javës”, kanë përfunduar ata./revistawho.com








