Mbrëmjen e djeshme Eleni Foureira arriti fitoren më të madhe të Qipros ndër vite, pasi ishte hera e parë që ky shtet i vogël renditej në vend të dytë. Për të arritur aq lart në klasifikim padyshim që ajo pati një mbështetje të madh nga publiku në skenë dhe ata të cilët e ndoqën festivalin nga ekrani.
Por duket se mbështetjes në skenë i kanë munguar dy njerëz shumë të rëndësishëm,prindërit e saj. Babai i Elenit, Christios Foureira, në një intervistë për një media greke tregoi se ata munguan në festival pasi Eleni ju kërkoi një gjë të tillë.
“Ia dolem, jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenar, nuk shkuam, sepse ajo nuk dëshironte që ne të shkonim”, është shprehur ai. /revistawho.co