Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Prishja e Teatrit Kombëtar, përplasen Gentian Zenelaj dhe Erion Isai: Mos u bëj marionetë

19/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Prishja e Teatrit Kombëtar, përplasen Gentian Zenelaj dhe Erion Isai: Mos u bëj marionetë

Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar është kthyer në kryefjalën e vëmendjes mediatike kohët e fundit. Madje kjo çështje ka ndarë në dy grupe edhe vetë aktorët, nga njëra anë ata që janë kundër prishjes së teatrit dhe nga ana tjetër ata që janë pro.





Ditën e sotme kjo çështje ka ngjallur debat edhe midis dy aktorëve Gentian Zenelaj dhe Erion Isai, aktor dhe drejtor i Teatrit të kukullave. Artistët kanë replikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.

“Për Erion Isain dhe të tjerë: Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë….zhurmanjosë etj etj… Në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejtor i ri..je pak a shumë si një nuse e re …Po kështu i themi ne nga anët tona… Nusja e re…dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera …ato që janë drejtorë ose ato që nëpërmjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrën e vështirë t’i fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjehërrit të kryeministrisë…


E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron të gëlltisësh gjëra që nuk duhet…dhe problemi është që nuk i vjell dot më…do i kesh në bark tërë jetën…I quajte kolegët e tu partiakë Erion…por harron që aty ka shumë kolegë..ka kolegë që flasin në skenë por ka kolegë edhe poshtë që dëgjojnë… Po quan partiak Robert Ndrenikën???Aman ma thuaj emrin e partisë së Robertit që ta votoj gjithë jetën…po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???Se do ti ndjek gjithë jeten… Sepse i kam politikanët e mi të preferuar…kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter. Erion prano një këshillë nga një njeri që të njeh që në krye të herës..mos u bëj marionetë Erion. Sepse meqë sapo je bërë drejtor i Teatrit Kombëtar të Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashmë si funksionon marioneta..ka me fije nga sipër por ka edhe nga ato që u futet dora poshtë. Kam vedosur mos ta marr për fyerje asnjë nga epitetet e tua Erion .Seriozisht….por shumë seriozisht po ta them …Mendo për këto që të thashë…Seriozisht.”- ka shkruar Genti.

Ndërkohë edhe Erioni nga ana tjetër ka replikuar duke thënë se çdo gjë do e tregojë me punë./revistawho.com

Tags: debaterion isaiGentian Zenelaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
Kur xhirohej një videoklip, Elvana Gjata publikon momente nga prapaskenat e koreografisë

Kur xhirohej një videoklip, Elvana Gjata publikon momente nga prapaskenat e koreografisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera