Xhesi Muçaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë me një postim në ‘Instagram’ ku zbuloi emrin e foshnjës, por jo imazhin e plotë të tij.
“Neonick Nallbani
18/05/2021 ???. Ti se ke idenë sesa shumë të duam unë dhe babi yt, se ke idenë sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që t’i të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Të duam”, shkruan Xhesi.
View this post on Instagram
Ky është fëmija i parë i moderatores së njohur, që së fundmi e pamë të angazhuar në ‘Love Story Daily’./revistawho.com







