Prej disa ditësh në mediat rozë përflitet se marrëdhënia mes dy familjeve Ramosaj-Hadërgjonaj nuk është njësoj si më parë. Si fillim u tha se konflikti ka nisur mes dy kushërirave, Anxhelinës dhe Beatrix. Shkaku i kësaj mendohet se është miku i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel, të cilit Beatrix i ka kërkuar ta ndihmojë për në jetë të re në SHBA. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës dhe madje dy kushërirat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në ‘Instagram’.
Së fundmi u vu re edhe mungesa e familjes Ramosaj në eventin ‘ODA’, ndërsa Hadërgjonajt ishin të pranishëm. Gjithsesi duket se mes dy familjeve nuk ka konflikt dhe të gjitha thashethemet i ka hedhur poshtë Albërie Hadërgjonaj. ‘Prive’ ka kontaktuar me këngëtaren dhe ajo i ka mohuar të gjitha lajmet për prishjen e marrëdhënieve të dy familjeve. Ajo ka shtuar se Beatrix dhe Anxhelina e duan shumë njëra-tjetrën. Tashmë nuk ka më nevojë për zhurmë, lidhja e fortë mes dy familjeve vazhdon të jetë e njëjtë. /revistawho.com