Jo, nuk është nikotina. Kërkimet shkencore kanë treguar se përbërësi më i famshëm, nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me tymosjen. Në fakt, nikotina prejdekadash përdoret për terapi zëvendësuese për njerëzit qëpërpiqen të lënë cigaren.
Pyetjes „djegëse“ se cili është problemi i vërtetë i cigares mundt’i jepet shpesh përgjigja e gabuar e mësipërme, edhe pse ata qëpinë cigare me siguri e dinë sa i dëmshëm është zakoni i tyre. Më poshtë, ju sqarojmë se ku qëndron problemi i vërtetë.
Problemi i vërtetë është tymi i cigares
Tymi i cigares përmban më shumë se 6 mijë substanca, nga tëcilat rreth 100 është e vërtetuar me studime shkencore se janë tëdëmshme ose potencialisht të dëmshme.
Si krijohet tymi?
Procesi i djegies, i cili fillon në një temperaturë prej 400 gradëshCelcius, djeg duhanin dhe çliron tym. Nxehtësia në majën e cigares arrin temperaturën 850 gradë Celcius dhe është pikërishtnë këtë çast kur fillojnë të çlirohen të gjitha substancat e dëmshme.
Por, sot ekziston mundësia për të shmangur tymin, duke marrëvetëm nikotinën; shkenca dhe teknologjia na vijnë në ndihmëpër këtë. Nikotina çlirohet që në 250 gradë, duke përdorurteknologjinë moderne të ngrohjes, pa qenë nevoja për djegie. Gjithmonë e më shumë ekspertë të shëndetit publik thonë se ka një opsion më të mirë për të gjithë ata të rritur që duan t’indryshojnë zakonet e tyre të pashëndetshme, por nuk janë endegati të heqin dorë plotësisht. Ata thonë se përgjigja mund të jetëtek ngrohja, psh.: alternativat më pak të dëmshme që bazohentek teknologjia me ngrohje.








