Producentja e “Dancing with the Stars” dhe “Tu si que vales”, Holta Dulaku ndodhet në Itali për të ndjekur nga afër “Grande Fratello Vip”.
Sot është finalja e këtij reality show dhe ajo ka preferuar t’i përjetojë nga afër emocionet e këtij spektakli.
Por miku dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Ardi Asllani ka postuar një foto të producentes simpatike ku shkruan:
“Do hysh brenda apo do të na sjellësh diçka”, shkruan Asllani mbi këtë foto që ka postuar në Instastory.

Mos ndoshta në Vizion Plus do të shohim së shpejti një reality show të tillë?! Kjo mbetet për tu parë… Përveç dy patentave të suksesshme si “Dancing with the Stars” dhe “ Tu si que vales”, Holta Dulaku ka qenë e para që ka sjellë edhe musicale të suksesshme në Vizion Plus./ revistawho.com








