Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Programi i Arbanës i kthen buzëqeshjen Rilindës, vajzës që humbi bashkëshortin kur u bë me djalë

12/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Programi i Arbanës i kthen buzëqeshjen Rilindës, vajzës që humbi bashkëshortin kur u bë me djalë

Historia e Rilindës fillon më datë 9.04.1982, kur kjo vogëlushe vjen në jetë në një familje të mbushur me dashuri dhe qetësi. Mamaja dhe babai i saj ishin njerëz të varfër dhe të thjeshtë, por ajo me motrat e vëllezërit, 5 fëmijë, jane rritur pa e ndjerë varfërinë si një problem.





Rilinda ishte fëmija e parë femër pas dy fëmijëve meshkuj, prandaj ka qene edhe më e përkëdhelur. Ishte shumë e lidhur me mamanë e saj, me të cilën kishte një raport të veçantë dhe akoma më shumë me gjyshen nga ana e babait, nga e cila kujton duart e saj të dashura, që ajo i quante duar të arta, të cilat i shtrëngonte gjithmonë gjatë shëtitjeve të gjata që bënin.

Ajo jetonte në një vend ku rrugët ishin në gjëndje shumë të keqe, por ato shëtitje për të ishin të mbushura me emocion dhe qetësi. Rilinda ka qenë një vajzë e turpshme dhe e qetë, ndoshta shumë.

Ajo flinte aq shumë sa mamaja shpesh shqetësohej se mos kishte ndonjë problem me vajzën e saj të vogël. Por nuk kishte asgjë që nuk shkonte me të, ishte vetëm një vajzë e vogël e brishtë.

Duke u rritur gjërat ndryshuan për Rilindën. Formoi një karakter të fortë dhe të vendosur, por ishte një kohë kur zgjedhjet i bënin prindërit, të cilët vendosën me kë duhej të fejohej. Rilindës asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja që të tjerët të vendosin për jetën e saj.

Por fati e ndihmoi dhe me atë djalë, Rilinda u ndje shumë mirë dhe menjëherë pranoi atë martesë të vendosur nga të tjerët për të. Ishte dhjetor i vitit 2004, një ditë shumë e ftohtë kur ajo doli nga shtëpia e prindërve e trishtuar sepse nuk kishte mundur të vishte për atë ditë të veçantë fustanin e bardhë qe kishte ëndërruar që kur ishte fëmijë. Atë fustan të bardhë, bashkëshorti i saj nuk ia blinte dot.

Ai ishte një djalosh i ndershëm dhe shumë punëtor, por pa shumë mundësi ekonomike. Jeta e saj si bashkëshorte filloi kështu, jo siç e kishte dëshiruar, por përsëri kishte gëzim dhe qetësi. Rilinda shkoi të jetonte në shtëpinë e burrit së bashku me familjen e tij.

Ajo po jetonte një jetë të qetë, ndonjëherë pak monotone, por pa momente të këqija apo vështirësi të mëdha. Si shumë shqiptarë të tjerë, burri i saj një ditë u detyrua të largohej për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë.

Ai shkoi në Greqi dhe për të nuk ishte e lehtë të qëndronte vetëm pa personin me të cilin ishte lidhur me të vërtetë shumë. 9 vite më parë Rilinda mbetet shtatëzënë.

Por në jetë, për fat të keq, ndonjëherë ndodh që bashkë me një gëzim të madh të vijë edhe një dhimbje e madhe. Kur kjo dhimbje e madhe erdhi, Rilinda në fillim nuk dinte asgje.

Kur ishte në muajin e 7-të të shtatëzënisë, bashkëshorti i saj u kthye nga Greqia sepse ndihej keq. Bëri disa analiza ne spital dhe zbuloi që kishte një tumor, tashmë në fazën e fundit.

Nuk mund t’i thonë gjë, duhet të mbrojnë fëmijën që ajo mban në bark, por pak para se të lindë, ajo zbulon këtë të vërtetë të hidhur. Në datën 17 prill 2008, në një dhomë të spitalit lind Ledioni dhe në një dhomë tjetër spitali babai i Ledionit po bën kontrollin e fundit të kimioterapisë. Burri i Rilindës nuk shkoi dot të shikonte djalin e sapolindur…

Një ëngjell i solli Zoti, një tjetër po përgatitej t’ia merrte. Ishte e dhimbshme për të kur të gjitha nënave të tjera u vinin buqeta me lule, ndërsa ajo vetëm qante që bashkëshorti i saj ishte në prag të vdekjes.

Ata komunikonin me mesazhe dhe ai me keqardhje i shprehte dëshirën e madhe se donte të jetonte vetëm për ta, por ishte e pamundur të shpëtonte.

E pa vetëm 6 muaj të birin dhe iku me një brengë të madhe duke lënë një engjell në këtë jetë. Në tetor 2008, ai ndërroi jetë. Ishte sikur bota u përmbys. Shtëpia, ditët dhe jeta e saj dukeshin ndryshe, por Zoti i ka dhënë një motiv ku të kapej dhe ai ishte Ledioni.

Pas pak kohësh vendos të kthehet tek prindërit e saj për të pasur mbështetjen dhe ndihmën e familjes dhe për të mbushur atë boshllëk, një boshllëk që vetëm një fëmijë mund ta mbushë.

Për t’iu dhuruar disa momente gëzimi, stafi i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” i ka munduar Rilindës dhe djalit të saj një udhëtim turistik në Greqi dhe disa dhurata.

/ Top Channel


Tags: Arbana Osmanidua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Arsyet pse duhet të hani mëngjes…

Arsyet pse duhet të hani mëngjes...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera