Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Propozim martese live në skenën e “Kënga Magjike”

05/12/2024
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Propozim martese live në skenën e “Kënga Magjike”

Një moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit “Kënga Magjike”, kur Adi, një djalë nga Pogradeci që jeton në Gjermani, i propozoi për martesë të dashurës së tij, Kleas, live në skenë.





Gjithçka filloi si një surprizë e organizuar nga prezantuesja, e cila ftoi një grua nga publiku për një segment të veçantë. Ajo zgjodhi Klean, e cila u shoqërua në prapaskenë pa e ditur çfarë e priste. Ndërkohë, Adi u ftua në skenë për të rrëfyer historinë e dashurisë së tyre, të ndërmjetësuar nga Ardit Gjebrea.

Historia e çiftit


Adi dhe Klea u takuan për herë të parë në plazhin e Pogradecit. Ajo ishte me një grup vajzash dhe vëllain e saj të vogël, ndërsa Adi ishte me një mik. Një flirt i heshtur me shikime ndodhi mes tyre, por aty mbaroi gjithçka… për momentin.

Më vonë, Adi bëri një postim dhe etiketoi një lokal pranë plazhit. Lokali e ripostoi, dhe Klea e gjeti aty. Pasi e pa, ajo e ftoi nga adresa e vëllait, por e hoqi menjëherë ftesën. Adi, megjithatë, ishte i vëmendshëm, e pa ftesën dhe vendosi t’i shkruajë.

Aty filloi lidhja e tyre, dhe pas tre vitesh, Adi vendosi të bëjë hapin e madh.

Propozimi live

Pasi Klea u ftua në skenë, duke mos dyshuar për surprizën, Adi doli papritur nga prapaskena, u ul në gjunjë dhe i propozoi. Emocionuar dhe e befasuar, Klea tha “PO”, mes duartrokitjeve të zjarrta të publikut.

Ky moment romantik u kthye në një nga kulmet e spektaklit, duke prekur zemrat e të pranishmëve dhe të gjithë atyre që e ndoqën nga ekrani.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Next Post
Janë ndarë? Gazi dhe Ira gjetën mënyrën më të veçantë për t’u përgjigjur!

Janë ndarë? Gazi dhe Ira gjetën mënyrën më të veçantë për t’u përgjigjur!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera