Nëse deri para pak kohësh kishim idenë se të pasurit e flokëve ngjyrë rozë është trendi i femrave të lindura në fillim të viteve ’90, tashmë kjo gjë ka ndryshuar.
Ky trend po përfshin të gjitha grupmoshat. Duke i’u përshtatur gjatësisë së flokut, parukierët gjithmonë e më tepër po sugjerojnë përdorimin e nuancave moderne, te të gjitha grupmoshat.
Nga vëzhgimet e bëra në Instagram rezulton se mbi 2.8 milion postime janë bërë nën hashtagun #pinkhair, 1 milion kanë përdorur #mermaidhair dhe #greenhair, ndërsa rreth 227,000 postime janë për #colorfulhair.

Këshillat për të zgjedhur ngjyrën perfekte me nuancat ylber janë këto:
Ngjyrat pastel i shkojnë femrave që kanë flokë natyralë bionde
Biondet mund të guxojnë në përdorimin e ngjyrave pink, por mund edhe të guxojnë me ngjyrën e purpurt.
Ngjyrat që konsiderohen si delikate u’a sugjerojmë bruneve ose bluja e thellë do ishte perfektë për një brune
Nëse merrni vendimin të transformoni lukun tuaj sipas këshillave tona kini parasysh që floku duhet të jete në gjendje të mirë përpara ndërhyrjes./revistawho.com







