Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse njerëzit nuk arrijnë ta mbajnë peshën pas kilogramëve të hequr?

14/12/2018
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pse njerëzit nuk arrijnë ta mbajnë peshën pas kilogramëve të hequr?

Zgjidhja e mbipeshës dhe obeziteti është kthyer në një sfidë madhore të shëndetit global. Faktikisht nuk është i vetmi problem, një problem tjetër dhe më i madh është mbajtja e peshës së rënë pas një diete dobësimi. Pse njerëzit arrijnë të dobësohen, por e kanë të vështirë të mbajnë peshën nga kilogramët e humbur?





Sipas studiuesve, rënie e suksesshme në peshë konsiderohet ajo prej 10% të peshës trupore, ndërsa mbajtje e suksesshme konsiderohet për të paktën një vit. Për disa studiues të tjerë është 3 vjet e sipër mbajtja e suksesshme.

Çfarë ndodh me njerëzit që mbajnë një dietë dobësimi? A arrinë ata ta mbajnë peshën aktuale pas kilogramëve që kanë hequr?


Sipas analizave dhe studimeve të shumta mbi këtë temë ndodh kështu:

Në 6 mujorin e parë kemi rënien më të madhe në peshë, në 6 muajt e parë rënia është nga 5-8 kg mesatarisht. Në një vit kjo peshë konsolidohet në 5-7 kg, dhe pas 2-3 viteve pesha e humbur është diku tek 3kg. Metodat më efikase deri më sot konsiderohen: dietat dhe aktiviteti fizik, të dyja të kombinuara.

Studiuesit thonë se dietat drastike janë shumë rezultative, ndoshta nga më rezultativet, por vetëm për 6 muaj. Dieta e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik kanë të njëjtin efekt sikurse marrja e mjekimeve të aprovuara për dobësimin. Vetëm dieta, ka më pak rezultat se sa kur ajo shoqërohet me ushtrim fizik, por vetëm ushtrimi fizik ka akoma më pak rezultate se sa vetëm dieta. Dhe si përfundim të gjitha ndërhyrjet: dietë e shëndetshme apo drastike, me apo pa aktivitet, me apo pa mjekim pas 4 vitesh takohen në të njëjtën pikë, në atë të rimarrjes së kilogramëve mbrapsht.

Po përse njerëzit nuk arrijnë ta mbajnë peshën që kanë pas kilogramëve që heqin?

Ka shumë faktorë, prishen shumë ekuilibra që tentojnë të kthehen mbrapsht, por përgjigjen sot nuk do ta gjejmë tek ata që nuk ja dalin ta mbajnë peshën, por tek ata qe ja dalin mbanë dhe arrijnë që peshën aktuale pas kilogramëve të hequr ta mbajnë gjatë, dhe këta janë pakicë por janë.

Çfarë të përbashkët ka? Cili është çelësi i suksesit të këtyre njerëzve?

Ajo që duket të ketë rezultat është ndërhyrja në stilin e jetesës dhe ndryshimi i përhershëm, jo i përkohshëm i zakoneve tona dhe mënyrës se si ne jetojmë. Pas shumë vëzhgimesh dhe vlerësimesh studiuesit kanë arritur të rendisin disa zakone të ‘holla’ të përbashkëta të gjithë njerëzve që kanë arritur të mbajnë peshën aktuale me sukses. Ato janë këto:

  1. Konsumi i rritur i fruta perimeve
  2. Kufizimi i ëmbëlsirave dhe produkteve me shumë yndyrë
  3. Kushte të përshtatshme te konsumit të ushqimit: e ngrëna në tryezë, e ngrëna ngadalë dhe jo shpejt, jo në këmbë por ulur dhe jo duke parë televizor, por duke qenë i përqendruar tek ushqimi.
  4. Aktiviteti fizik, 90% e njerëzve që kanë mbajtur dietë kryejnë të paktën 1 orë në ditë ecje dhe 75% shohin më pak se 10 orë televizor në javë, ndërkohë që kanë ulur orët e të qëndruarit ulur dhe kanë rritur aktivitet spontane si: ecja, ngjitja e shkallëve, noti.

Nëse do i ndanim sipas gjinisë ajo që duket se do ndihmonte burrat është:

Regjimi i rregullt i vakteve, angazhimi në gatim, përqendrimi në ushqim dhe moskryerja e aktiviteteve paralele të tjera si dhe e ngrëna në shtëpi. Ndërsa gratë duket që i ndihmon shumë për të mbajtur peshën aktuale konsumi i rregullt i mëngjesit. Lloji i dietës nuk ka aspak rëndësi në mbajtjen e peshës aktuale pas kilogramëve të hequr, ajo që ka ndikim kryesor është ndërhyrja në stilin e jetesës./revistawho.com

Tags: dietaKeshillaregjim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Shtëpia e Venerës dhe Lindit ka thjeshtësi, ngrohtësi dhe shumë dashuri

Shtëpia e Venerës dhe Lindit ka thjeshtësi, ngrohtësi dhe shumë dashuri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera