Mbretëresha Elizabeth do të festojë përvjetorin e saj si monarke e Mbretërisë prej 70 vitesh. Harry dhe Meghan duan të marrin pjesë, por kjo dëshirë e tyreka shqetësuar Pallatin Mbretëror.
Një burim tha për The Sun: “Harry dëshiron të marrë pjesë. Por që tani po i bën me dhimbje koke dhe pritet që pjesëmarrja e tij të jetë shumë e çuditshme”-tha burimi duke ngritur edhe pyetjen nëse ata vërtet mund të marrin pjesë pas heqjes dorë nga rolet mbretërore.
Në Pallatin Mbretëror janë të shqetësuar se prezenca e çiftit mund të marrë vëmendjen, e cila duhet të jetë mbi Mbretëreshën.
“Ky është një festim për 70-vjetorin e Mbretëreshës në krye të vendit dhe nuk duhet ta ketë vëmendjen dikush tjetër. Prandaj janë shumë pyetje nëse Harry dhe Meghan duhet të marrin pjesë”-shtoi burimi.







