Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Pse tingëllon ndryshe zëri ynë kur e dëgjojmë në video? Arsyeja e vërtetë do t’ju befasojë…

11/06/2017
in Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Pse tingëllon ndryshe zëri ynë kur e dëgjojmë në video? Arsyeja e vërtetë do t’ju befasojë…

Gjatë kohës kur flasim e dëgjojmë zërin tonë në mënyrë tjetër nga ajo si e dëgjojmë kur e incizojmë në një video. Kjo është një nga momentet më të çuditshme të cilën e kemi përjetuar shumica nga ne. Siç duket, arsyeja prapa këtij fenomeni është shumë e thjeshtë. Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim, transmeton Telegrafi. Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme – në mënyrë të brendshme dhe të jashtme. Fillimisht ju e dëgjoni zërin që del nga goja juaj (atë të cilin e dëgjojnë edhe njerëzit tjerë), dhe pastaj në të njëjtën kohë e dëgjoni zërin që vjen nga vibrimet që prodhohen nga akordet vokale, e të cilat udhëtojnë përgjatë kokës tonë. Eshtrat në kafkë i rrisin ato vibracione me frekuencë të ulët, dhe kjo është arsyeja se përse zëri jonë tingëllon më i ulët sesa ç’është në të vërtetë. Pra, nëse dëshironi ta dini si tingëllon vërtet zëri juaj, vetëm incizojeni apo mbulojeni veshin e majtë dhe flisni. Dhe mos u brengosni se zëri juaj tingëllon i çuditshëm sepse njerëzit tjerë veçse janë mësuar ta dëgjojnë në atë mënyrë. /Telegraf/






Tags: zeri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Vizita në Britani, Donald Trump e pezullon prej protestave

Vizita në Britani, Donald Trump e pezullon prej protestave








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera