Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pse u ndanë sapo lanë shtëpinë e Big Brother? Gerta: Nuk është e lehtë, kemi fjetur 2 javë në një krevat

03/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse u ndanë sapo lanë shtëpinë e Big Brother? Gerta: Nuk është e lehtë, kemi fjetur 2 javë në një krevat

Kanë vetëm dy ditë që kanë dalë nga shtëpia e Big Brother, emocionet e së cilës i jetuan për plot dy javë në çift. Por sapo iu rikthyen studios së spektaklit, u ndanë. Gerta dhe Denisi hynë çift në shtëpinë e vëzhguar dhe menduan se loja do të ishte më e suksesshme nëse je çift. Dhe shpejt kuptuan se publiku nuk e deshi lojën e tyre. Për faj të askujt, por të rrethave, përballë të cilave, ndoshta ata të dy u gjendën të papërgatitur.





 


Të ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, Gerta dhe Denisi treguan edhe arsyen e ndarjes së tyre sapo i dhanë fund lojës në shtëpi. Çfarë i penalizoi, pse u larguan dhe pse nuk e vazhduan lidhjen edhe pas shtëpisë? Të dy kanë variante të ndryshme, por një të përbashkët: nuk merreshin vesh me njëri-tjetrin: “Besoj se duhet të kishte pak më shumë tolerancë nga të dy…” – thotë Denisi i cili shton se gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës besonte deri në fund se mund të ishte ndonjë gënjeshtër e 1 prillit dhe ai do të rikthehej sërish në shtëpi.

Ndërsa Gerta, nga ana tjetër, ua vë fajin zënkave dhe fatit të keq që sa herë këto ndodhnin, fokusi i kamerave ishte mbi ta: “Zënkat nuk ishte serioze, ishin zënka të tipit “pse nuk e çove gotën te lavamani”, megjithatë na penalizuan. Nuk ziheshim shumë, por për 5 minuta që ziheshim, fokusi i kamerave ishte mbi ne….”

Po pse i dhanë fund në mënyrë të menjëhershme dhe vendimtare marrëdhënies së tyre? Të pyetur nëse e shohin njëri-tjetrin bashkë jashtë, ata konfirmuan ndarjen, por gjithsesi pranuan: “Kurrë mos thuaj kurrë…” Përballja jashtë me publikun, siç tregon Gerta dhe Denisi, ka qenë e jashtëzakonshme, madje ka pasur edhe nga ata që u kanë kërkuar të rikthehen bashkë: “Kurrë mos thuaj kurrë, por ne mendojmë se do të jemi miq shumë të mirë..” – tha Denisi, i cili dukej disi më i bindur se Gerta që kjo marrëdhënie ka marrë fund.

Gerta, edhe pse e pranon ndarjen, thotë se gjatë kësaj periudhe ka qenë e përfshirë emocionalisht dhe është pak e vështirë derisa ta marrë veten: “Kemi fjetur dy javë në të njëjtin krevat…” – tha ajo, ndonëse akoma jo gati për ta vazhduar këtë marrëdhënie edhe jashtë: “Jam ndier krenare për zgjedhjen që kam bërë dhe them se për kaq sa zgjati ishte shumë e bukur…”/ Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!
Breaking News

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!

08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
Next Post
FOTO/ Noizy jo vetëm këngëtar, tashmë një biznesmen i suksesshëm

FOTO/ Noizy jo vetëm këngëtar, tashmë një biznesmen i suksesshëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera