Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Pse vajzat e mira dashurohen me djem të këqij?

09/03/2022
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse vajzat e mira dashurohen me djem të këqij?

Le të ngrenë dorën të gjitha vajzat që padashje ose me dashje e kanë gjetur veten në një histori si kjo që do ju tregojmë më tej. Një vajzë e mirë, me norma (që arrijnë kufijtë e të mërzitshmes), e shkëlqyer në mësime, shumë e edukuar, e bindur dhe e urtë, e gjen veten të përfshirë në një lumë fantazish teksa pëlqimi i rritet për një ‘djalë të keq’.





Në serialin ‘Euphoria’ që po thyen çdo rekord shikueshmërie nga të rinjtë, Lexi Howard është personazhi tipik që i përshtatet përshkrimit më lart. Por si Lexi ka shumë edhe në realitetin tonë të përditshëm. Çifti Lexi-Fezco ka bërë aq shumë bujë dhe është komentuar aq shumë saqë duket se kombinimi klishe në çift, gocë e mirë – djalë i keq prapë ja doli të fitojë simpatinë  e publikut.

Por pse? Sipas psikologëve, prej djalit të keq, një vajzë përjeton emocionet e forta që ajo nuk gjen fuqinë ti shprehë vetë. Shumë shpesh, gocat e mira e identifikojnë këtë djalë me figurën autoritare të babait që kanë pasur në fëmijëri dhe kështu ato ndjejnë sigurinë dhe mbrojtjen.


Ndaj figurën e djalit të keq e kemi parë të vendosur në sa e sa prodhime kinematografike që kanë bërë historinë. Dhe jo më kot. Diçka shumë magjike dhe magnetike, e përfaqëson pikërisht ky djalë me modelin klasik të mashkullit të fortë. Zakonisht gjithë veçoritë e tij kaq atraktive lidhen me fizikun dhe sjelljen. Djali keq është zakonisht simpatik, muskulor, i mistershëm, i paprekshëm, i sigurt dhe shpreh krenari. Shumica e vajzave gjatë adoleshencës, edhe nëse nuk e kanë një lidhje me një djalë të keq, të paktën fiksohen dhe e admirojnë nga larg një të tillë. Ky përfundim është nxjerrë nga sondazhe mes të rinjsh në disa vende të botës dhe ekspertët e sjelljeve vazhdojnë ta mbështesin./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Aurela Hoxha çon brandin e saj të të brendshmeve në javën e modës në Paris

Aurela Hoxha çon brandin e saj të të brendshmeve në javën e modës në Paris








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera