Beyonce është ndër të paktat gra në botë që ka mbajtur varësen e famshme të diamantit që njihet si “Diamanti i gjakut”. Diva e muzikës u shfaq me këtë varëse në fushatën e “Tiffany &Co”, të quajtur “Rreth Dashurisë” për stoli luksoze.
Mirëpo pikërisht kjo varëse i ka sjellë probleme këngëtares, e cila ka marrë reagim të ashpër nga publiku. Kjo sepse varësja e diamantit prej 128,54 karatësh, të cilën artisja e ka mbajtur në fotografitë e realizuara për fushatën, vjen nga një minierë e kolonizuar në Kimberley të Afrikës Jugore.
“Diamanti i gjakut” është secili diamant që është i minuar dhe shitet në atë zonë, për të financuar aksionet ushtarake kundër qeverisë, gjë për të cilën Beyonce nuk ishte në dijeni.
“Beyonce është e informuar për kritika dhe e zhgënjyer dhe shumë e zemëruar se nuk i është treguar historia e diamantit”, tha një burim për “The Sun”.
Vetë diva nuk ka bërë ndonjë reagim pas kritikave të ashpra.