T’i veshim apo mos t’i veshim? Kjo është pyetja që na mundon çdoherë kur vjen puna tek reçipetat. Disa vajza nuk dalin dot nga shtëpia pa to, të tjera nuk i veshin fare. Por pse është kaq e rëndësishme të veshim reçipeta? Mos është diçka që na e imponon shoqëria?
Le t’i futemi pak historisë fillimisht: Reçipetat nisën të visheshin nga vajzat në Greqinë e lashtë. Në vitin 1370 në Francë doli një ligj që kërkonte që gratë të përdornin korse. Në shekullin 19 doktorët nisën të bënin thirrke kundër korseve sepse ishte shumë e vështirë për gratë që të lëviznin. Ndërkohë reçipetat që kemi sot mendohet se janë shpikur në vitin 1800, por ka histori të ndryshme. Disa thonë që ato janë bërë nga një grua franceze Herminie Cadolle, e cila e ndau korsenë në dy pjesë, të sipërmen për gjoksin. Të tjerë thonë se reçipetat u shpikën nga Caresse Crosby, e cila qepi një palë reçipeta me shami dhe lidhëse.

Sot nuk ka studime të qarta nëse duhet të veshim reçipeta apo jo. Studimet flasin vetëm për të mirat dhe të këqijat e reçipetave, porn ë të vërtetë vajzat ankohen shpesh që nuk ndihen rehat. Ndërkohë gjen plot mite sipas të cilave, nëse nuk vesh reçipeta gjoksi varet ose humb formën, të cilat janë të pavërteta sepse nuk ka asnjë provë shkencore për këtë.
Ka shumë personazhe të njohura që nuk veshin reçipeta dhe e tregojnë publikisht, siç është Jennifer Aniston, e cila nuk vishte reçipeta kur luante Rachel. Kur e pyetën pse, ajo u përgjigj se është gjoksi i saj dhe nuk ka pse të keyë turp.

As Rihanna nuk vesh reçipeta e madje në vitin 2014, në një event çmimesh, u shfaq me fustan transparent pa reçipeta dhe i tha gazetarëve se nuk duhet të ndiheshin në siklet për shkak se ajo kishte nxjerrë gjoksin.









