Ditën e sotme, një nga banoret më simpatike të këtij edicioni të ‘Big Brother’ iu nënshtrua një operacioni. Armela vendosi të bënte një ndërhyrje në hundë dhe e pranoi publikisht pa komplekse. Pamjet e para pas operacionit të Armelës i ka publikuar dr.Skerdi e me sa duket çdo gjë ka shkuar në mênyrë perfekte. I urojmë Armelës shërim të shpejtë!