Përgjatë kësaj vere në ekranet televizive në mbarë botën janë duke u transmetuar disa seriale turke. Aktualisht vetëm në Turqi po transmetohen katër seriale mjaft të suksesshëm. Personazhet kryesorë të tyre janë të njohur edhe për publikun shqiptar.
Së fundmi në Turqi është zhvilluar një sondazh me çiftet më të bukur të kësaj vere dhe përgjigjja ka dalë. Në mes të katër kombinimeve në vend të parë ka dalë aktorja që njihet për rolin e saj si ‘Lale’ nga seriali “Dhoma 309”, Demet Ozdemir dhe partneri i saj Can Yaman. Në vend të dytë ka dalë aktorja e njohur për rolin si ‘Hazall’ nga seriali “Fate të Kryqëzuara”, Alina Boz dhe partneri i saj Alp Navruz./revistawho.com