Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas largimit nga BBV, Kristi qenka shumë i qartë: Dua të bëhem baba! 23/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet vulosin dominimin e tyre në BAFTA 2026 23/02/2026
Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime… 23/02/2026
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë! 23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin! 23/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Që mesazhi për ta dashuruar trupin të vijë i plotë, Aulona pozon nudo

14/02/2021
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Që mesazhi për ta dashuruar trupin të vijë i plotë, Aulona pozon nudo

“Duaje trupin tënd”-janë këto fjalët me të cilat e nis postimin e fundit Aulona Musta, një postim që i jep krahë çdo vajze ta dojë veten siç është sepse askush nuk është perfekt. E ku më mirë se me një pozë nudo, të pastër, pa teprica, mund ta jepte këtë mesazh Aulona.





Aulona ka pozuar për revistën “Global Woman”, ku ndër të tjera ka treguar sesi ajo nuk është dorëzuar para pasigurive, por ka punuar për t’i tejkaluar e për t’i përmirësuar.

“Të ndihesh rehat me veten tënde, në lëkurën tënde, me trupin tënd”-ky është çelësi i suksesit shprehet Aulona.


Shkrimi i plotë: “Duaje trupin tënd, ndihu mirë me të dhe mos ndalo se kujdesuri për të” – është ky mesazhi që unë përpiqem të jap në cdo moment, por këtë herë sëbashku me Linda Prendi dhe Global Woman ky mesazh vjen nëpërmjet një kopertine, që e dua shume.

Nuk ekziston asnjë njeri në botë që të ndihet, gjithmonë, gjatë gjithë kohës 100% mirë me veten e tij. Të gjithë kemi pasiguritë tonë, komplekset tona, momentet kur nuk ndihemi mirë dhe rehat me veten, gjëra që nuk na pëlqejnë. Pikërisht se kemi këto, jemi gjithë kohën në përmirësim, ndryshe do të binim në një zonë rehatie që nuk është aspak e mirë.

Pikërisht kjo është ajo që unë përpiqem ti them dhe gjithë audiencës femërore që më ndjek, që askush nuk është perfekt. Unë kam vuajtur gjithë jetën time me lëkurën e fytyrës që ka qenë e yndyrshme dhe më ka shkaktuar probleme me aknet, flokët e mi nuk janë pika ime më e fortë le të themi, i kam patur gjithmonë të dobët dhe jo shumë të shëndetshëm; unë kam celulit, i cili sidomos pas Dhjetorit të bakllavasë është shtuar edhe më shumë (qesh). Jam shumë larg të qenit perfekte, apo të ndjerit gjatë gjithë kohës mirë me veten. Ama unë nuk i dorëzohem pasigurive të mia. Unë bashkëjetoj me to, i pranoj dhe në të njëjtën kohë punoj fort për t’i tejkaluar dhe për t’u përmirësuar.

Ky është çelsi I suksesit. Kjo është të ndihesh mirë dhe rehat me veten tënde. Te ndihesh mire dhe rehat ne lekuren tende. Me trupin tend. Të dish cilat janë pikat e dobëta, të pranosh gjërat që s’të pëlqejnë tek vetja dhe të punosh për t’I përmirësuar ato.

Do vërtetë shumë guxim të ndihesh mirë me trupin tënd dhe ta reflektosh këtë. Në një vend si Shqipëria, ku femra është mësuar dhe edukuar të jetë e nënshtruar, ku rritet me komplekse dhe ndjenjë inferioriteti në lidhje me trupin dhe sensualitetin e saj, ku fjala turp e shoqëron gjithë jetën, në çdo gjë që bën, ku misioni kryesor i femrës është thjesht ai riprodhues, të martohet, të sjellë në jetë fëmijë dhe t’I dedikohet familjes, fëmijës, bashkëshortit, duke lënë pas dore veten totalisht… pikërisht në një shoqëri të tillë, të ndihesh mirë me veten, trupin tënd dhe ta shfaqësh këtë, duket vërtet luks I madh, që do vërtetë shumë guxim.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Shqipe Hysenaj rikthehet në “Përputhen” dhe sqaron gjithçka!

Shqipe Hysenaj rikthehet në “Përputhen” dhe sqaron gjithçka!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera