Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Burak Özçivit në Shqipëri, zgjedh Vlorën si destinacion për pushime! 18/06/2025
Qyteti më i jetueshëm për vitin 2025 është… 17/06/2025
“Jam dashuru prej asaj nate”/A është kjo vajza që i ka marrë zemrën G Banit?  17/06/2025
Djalë apo vajzë? Eliona Pitarka është CEO e… 17/06/2025
Stresi s’është paguar ende nga BBVK? Reagon babai i reperit 17/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rama i uron ditëlindjen publikisht Florjan Binajt: Spikati me sozinë time

12/10/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rama i uron ditëlindjen publikisht Florjan Binajt: Spikati me sozinë time

Me anë të një statusi të gjatë në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen aktorit të humorit, Florjan Binaj, i cili njihet për imitimet e tij dhe një ndër më të njohurat është pikërisht ai i kryeministrit Rama.





Në urimin e tij kryeministri shkruan se Flori është një djalë i talentuar dhe ka spikatur me sozinë e tij në shfaqjen më popullore e më kreative televizive. Ai e cilëson art imitimin dhe nuk i kupton politikanët që mërziten me këtë gjë.

 


Postimi i Ramës:

#EDHE100




FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

#TëRRALLË

Tags: Edi Ramaflorjan binaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Burak Özçivit në Shqipëri, zgjedh Vlorën si destinacion për pushime!
Breaking News

Burak Özçivit në Shqipëri, zgjedh Vlorën si destinacion për pushime!

18/06/2025
Qyteti më i jetueshëm për vitin 2025 është…
Breaking News

Qyteti më i jetueshëm për vitin 2025 është…

17/06/2025
“Jam dashuru prej asaj nate”/A është kjo vajza që i ka marrë zemrën G Banit? 
Breaking News

“Jam dashuru prej asaj nate”/A është kjo vajza që i ka marrë zemrën G Banit? 

17/06/2025
Djalë apo vajzë? Eliona Pitarka është CEO e…
Breaking News

Djalë apo vajzë? Eliona Pitarka është CEO e…

17/06/2025
Stresi s’është paguar ende nga BBVK? Reagon babai i reperit
Breaking News

Stresi s’është paguar ende nga BBVK? Reagon babai i reperit

17/06/2025
Finalja është gati! Ja 5 emrat që do të luftojnë për çmimin e madh në “Ferma VIP 2”
Breaking News

Finalja është gati! Ja 5 emrat që do të luftojnë për çmimin e madh në “Ferma VIP 2”

17/06/2025
Next Post
Ky postim nga Juli do ju bëjë nostalgjikë, aktori ndan foton e 10 viteve më parë krah kolegëve të “Apartamentit 2xl”

Ky postim nga Juli do ju bëjë nostalgjikë, aktori ndan foton e 10 viteve më parë krah kolegëve të “Apartamentit 2xl”







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera