Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Reagon ashpër valltarja e njohur: “Atë që hoqa në 27 ditë, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë”

06/08/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Reagon ashpër valltarja e njohur: “Atë që hoqa në 27 ditë, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë”

Pushimet verore sjellin dhe një “boom” emigrantësh shqiptarë nga vende të ndryshme të botës. Por pas tenorit të njohur, Agim Hushi i cili deklaroi që do të largohej nga Shqipëria, një reagim të tillë pati dhe valltarja e mirënjohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Linda Kalemi. Me një status ajo përmbledh të gjithë ndodhitë e ndodhura në këto 27 ditë “pushimesh”, ndodhi të cilat nuk i ka përjetuar në 27 vite që ka jetuar në vend të huaj. Për më shumë ndiqni statusin e plotë të saj:
“Hy në kufi, dredhon rrugët e gjelbra si sixhade, rrotull njerëz, fëmijë, lopë, kuaj…
Të duken si të shtëpisë. Vazhdon rrugën nëpër autostrada kurioze të kapësh ndonjë ndryshim. Buzëqeshur e sy perënduar nga malli hyn në Tiranë.
– O ma… shih sa bukur, a sistemohemi prapë këtu??
– Kismet djali… duke parë, duke bërë…
Ngjita shkallët e pallatit të shtruara me qylym fara luledielli e mure dekoruar me shkarravina e citate banale. Hy brenda, doja të çlodhesha, e pamundur, pa pushim ulërima femijësh që lozin jashtë deri në mesnatë. Parkova makinën me rregullat e trafikut por e gjeta gomën duke dhënë shpirt nga thikat që kishte marrë. Më thanë që e bën gomisteri pranë. Trafiku rënkon, në një miniqytet bllokohesh orë të tëra rrugëve nga shoferë që flenë me celular në vesh apo çiliminj shtriqur sediljeve me dorën në timon dhe buzët tek e dashura. Një nga këta më goditi mbrapa, dë i vogël mendova t’ia fal por kur e pashë të afrohej krekosur si gjel e të shfrynte alla shqip më hipën bubat. Thirra policinë që ja mori leket e dëmit, i dha si çeço e iku si lepur.
Kërkoj të parkoj por nuk gjej vizat që janë fshirë kudo. Eci trotuareve, e pamundur. Jam rrëzuar, kam kapur peshkun 2 herë se pllakat janë akoma të kohës së xhaxhit. Rrofshin pijanecët që më mjekuan plagët me raki.
Shkoj në ambulancë, mjek s’ka, me siguracion shëndeti por ilaçet e duhura me lekë.
Shkoj zyrave s’gjej njeri. Shkoj te noteri të mashtron me buqetë elozhesh. Gjyqe pronash që të nxjerrin në pension, lajme vrasjesh makabre që të bëjnë të mendohesh para se të hapësh gojën.
Ulem në kafe, rrotull bukuroshe që shajnë me libër shtëpie. Kamarieri s’të hedh sytë, shërbimi zero, kudo çmime në qiell, maratone asfaltesh, mbi to rini pa shpresë me thika në brez, duken të vogla por ta nxijnë.
Më e keqja pluhuri në mushkëri. Çfarë mbeti tjeter??
Patriotizmi kujt i duhet? Atë që hoqa në 27 ditë, s’e kam hequr ne 27 vite jashtë.
Të dashur patriotë, do ju me parrullën tuaj “Eja kontribuo në atdhe”.
Une po ju them : ”Që të dua, të dashuroj apo të kontribuoj me parë duhet të ekzistoj.”
Ju çfarë bëni për atdheun e shtresat në nevojë, si e ngrini zërin, veç disa kokrrave ku jeni në protesta?
Ndaj njerëz e artistë që detyrohen të kthehen në tokë të huaj për të jetuar si njerëz mos i përflisni, mos dhunoni dëshirat e idetë e tyre.
Nderi i kombit, vëllezërit Frashëri jetuan në Turqi por zemrat ipatën në Shqipëri.
Vaçja i këndoi atdheut por e mbylli jetën larg tij. Atdheu nuk duhet vetëm në atdhe.
Atdheu të më kërkojë dhe jam gati. Atdheu jo që s’të kërkon e s’të dëgjon por të dëbon. Përsëri të duam ty atdhe edhe pse krahët e tu të plagosur nuk na mbajnë…”






Tags: linda kalemi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Jennifer Lopez ju prezanton nënën e saj, fansat: “Më e mirë e ëma se e bija”

Jennifer Lopez ju prezanton nënën e saj, fansat: “Më e mirë e ëma se e bija”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera