Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Reagon Hueyda El Saied: “Nuk të bën një pasaportë jo-shqiptare më të mirë se atdhetarët e tu, që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri”

07/08/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Reagon Hueyda El Saied: “Nuk të bën një pasaportë jo-shqiptare më të mirë se atdhetarët e tu, që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri”

Të gjithë e njihni Hueyda El Saied. Ajo është bërë pjesë e ekraneve shqiptare në një moshë shumë të hershme, duke korrur sukses në shumë fusha të jetës, në kërcim, pikturë, fushën e ligjeve etj. Me një ëmbëlsi që e karakterizon në çdo moment, Hueyda mbetet një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka krijuar familjen e saj tashmë, ku është bekuar me ardhjen në jetë të një djali simpatik të quajtur Gabriel. Hueyda duke marrë shkas nga postimet e shumta që kemi dëgjuar këto ditë për largimin e shumë emrave të njohur nga vendi ynë, ka vendosur të japë opinionin e saj lidhur me këtë çështje.“Ne po kthehemi në shtëpi, ose më saktë në një nga strehat tona, se si Gabrieli dhe unë shtëpi konsiderojmë vetëm shtëpinë e Nonë Hajries dhe teze Vjollcës. Ne të dy ndryshe nga disa individë që janë larguar nga Shqipëria nuk ndihemi krenar që po kthehemi tek streha në Francë e me pas në Luksemburg, përkundrazi, nëse do të dëgjonim zemrën tonë do të ktheheshim muajin e ardhshëm.
Sot po kthehemi në Francë, aty ku mua m’u dha mundësia të realizoja shumë endrra, si femër, si artiste si dhe aty pashë për herë të parë fytyrën e bukur të tim biri. Ardhja e Gabrielit në jetën time përkon dhe me një moment tjetër shumë të bukur që lidhet me Shqipërinë, një moment i cili me ka emocionuar shumë dhe e kujtoj me kënaqesi ende. Kisha vetëm pak orë që isha bërë nënë, por tek ndiqja nga televizori i dhomës së spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së” disa ditë më parë, pashë të marshonin për krah miliona njerëzve, personaliteteve të njohura botërore dhe Edi Ramën me disa klerika shqiptarë të feve të ndryshme. Kryeministri ynë kishte vendosur në xhepin e sipërm të xhaketës tre lapsa me ngjyrë blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra që ka flamuri Francez). Mbaj mend qe të kem thirrur infermieret e spitalit të cilat kujtuan se kisha dhimbje apo që Gabrieli ishte zgjuar, por unë i kisha thirrur vetem pëer t’u mburrur e për t’i treguar harmoninë fetare që kemi ne në Shqipëri.
Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqipërinë tonë, se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që ka plot gjëra që nuk shkojnë siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur mërzinë time për këtë, por ama njëkohësisht ka plot gjëra që më bëjnë të mburrem. Kam plot miq të cilët mund t’i cilësoj si heronj pasi punojnë me dinjitet dhe ndërtojnë çdo ditë me djersë të ardhmen e tyre në Shqiperi. Kështu që kur degjoj shqiptarët – vizitorë të hedhin vrer apo t’i fusin të gjithë në një thes, trishtohem dhe dua t’i them :
Nuk është një pasaportë jo shqiptare që të bën ty më të mirë se atdhetarët e tu, ata që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Duke fyer vendin tend dhe ata që jetojnë ti fyen veten në rradhë të parë. Mos harro se një pemë pa rrenjë është jetëshkurtër.”/revistawho.com






Tags: Hueyda El Saied
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
FOTO PAPARACI/ Ilir Beqaj në versionin “kaubojs”, shijon “sukseset në jetë” në Drimadhe

FOTO PAPARACI/ Ilir Beqaj në versionin "kaubojs", shijon "sukseset në jetë" në Drimadhe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera