E donte shumë një fëmijë dhe nuk ngurronte ta përmendte
shumë shpesh në intervista. Aktori turk Ozcan Deniz do të bëhet
baba.
Lajmi i lumtur për aktorin e njohur si Kahramani i “Një Pjesë e
Imja” bëhet i ditur nga gazeta “HaberTurk”, sipas të cilës e
dashura e tij është dy-muajshe shtatzënë.
Aktori 45-vjeçar do të bëhet baba nga 25-vjeçarja Feyza Aktan,
me të cilën është në një lidhje dashurie prej më shumë se një
viti.
Sipas “HaberTurk”, Deniz është lumturuar pamasë me të marrë
lajmin e bukur dhe dridhej teksa përqafonte të dashurën e tij.
Çifti kishte nisur përgatitjet për martesë, por tashmë mësohet
se ata nuk do të nxitojnë në mënyrë që nëna e ardhshme të
mos përjetojë telashe gjatë shtatzënisë./tvklan.al