Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Receta e ditës nga Renato Mekolli/ Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok

07/04/2020
in Pa kategori
Reading Time: 1 min read
A A
Receta e ditës nga Renato Mekolli/ Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok

Një drekë ose darkë fantastike, me sasi të ulët yndyrnash dhe burim i shijshëm i vitaminës C. E thjeshtë për t’u përgatitur, plot aromë dhe shije mesdhetare.





Ingredientët kryesorë: tagliatelle, fileto pule, domate të thara, domate qershi, djathë Pecorino

Koha e përgatitjes: 30 minuta


Përbërësit

500 gr tagliatelle

300 gr fileto pule

100 gr domate të thara

1 tufë borzilok

10 domate qershi

1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq

100 gr djath pecorino i grirë

70 ml vaj ulliri

4 thelpinj hudhre

1 qepë e vogël e grirë

Hapi i parë

Pasi kemi pastruar mirë perimet, i presim domatet e freskëta në 4 pjesë, presim hollë domatet e thara, grijmë qepën dhe hudhrat hollë.

Hapi i dytë

Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.

Hapi i tretë

Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara, dhe i skuqim për pak minuta.

Hapi i katërt

Më pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën, piperin dhe borzilokun.

Hapi i pestë

Pasi të kenë marrë shijen që ne duam, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet.

 

Tags: recetaRenato Mekollitagliatelle
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Covid-19/ Shkon në 383 numri i të prekurve, 6 raste të reja në 24 orë

Covid-19/ Shkon në 383 numri i të prekurve, 6 raste të reja në 24 orë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera