Pjata tradicionale e mishit me perime është një gatim shumë i thjeshtë dhe i shëndetshëm, të cilin mund ta përgatisni shumë shpejt duke përfituar vlera të larta vetëm në një vakt, për ju dhe familjen.
Përbërësit
500 gr mish viçi të freskët
2 patate
1 qepë
1 kungull
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 karrotë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
- Nëse nuk mund të përdorni mish viçi, ju sugjeroj të përdorni si bazë proteinash mishin e pulës, mishin e derrit apo legume si qiqrat.
- Ju këshilloj të përdorni dhe perime të tjera që ju gjenden në frigorifer, si brokoli, lulelakra, selino apo lakra jeshile.
Udhëzimet
Hapi 1Lajmë dhe pastrojmë mishin, patatet, qepën, specat dhe karrotën.
Hapi 2Mishin e viçit e presim në pjesë jo shumë të mëdha dhe e vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri.
Hapi 3Ndezim zjarrin dhe vendosim tenxheren. Përziejmë mishin me vajin e ullirit, derisa mishi të jetë skuqur pak.
Hapi 4Presim në fillim qepën dhe specin në kubikë të vegjël, dhe më pas kungullin, karrotën dhe patatet.
Hapi 5Shtojmë kripë dhe piper, e më pas të gjitha perimet. I përziejmë derisa të marrin pak ngjyrë.
Hapi 6Shtojmë përsëri kripë, piper dhe ujë, aq sa të mbulohen përbërësit.
Hapi 7I lëmë të ziejnë deri në momentin që shohim se janë lidhur bashkë.