Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

RECETAT E SHEFIT – Supë me thjerrëza, pene me perime të stinës dhe rizoto me fileto pule – Nga Renato Mekolli

20/04/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
RECETAT E SHEFIT – Supë me thjerrëza, pene me perime të stinës dhe rizoto me fileto pule – Nga Renato Mekolli

Revistawho.com do të sjellë çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi më i famshëm shqiptar, Renato Mekolli. Njihuni me 3 recetat e para më poshtë:





Supë me thjerrëza

Përbërësit:
150 g thjerrëza
2 lugë kafeje uthull
2 domate
Gjysmë lugë pelteje domateje
Gjysmë karrote
Gjysmë qepë
2 gjethe të vogla dafine
2 thelpinj hudhra
1 lugë kafeje rigon
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper


Lajmë me ujë të rrjedhshëm thjerrëzat, i vëmë në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pastaj e derdhim ujin dhe i shpëlajmë. I vëmë në një tenxhere tjetër, së bashku me perimet e prera në të njëjtën madhësi, dafinën, kripën, piperin, rigonin, hudhrat, vajin e ullirit, uthullën dhe domaten pelte. Shtojmë ujë dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 50-60 minuta, derisa të lidhet mirë dhe të marrë shijen që duhet.

 

Pene me perime të stinës

Përbërësit:
500 g pene
Gjysmë patëllxhani të vogël
200 g domate
Gjysmë speci jeshil dhe gjysmë të kuq
1 kungull i vogël
100 g djathë i bardhë
50 g kaperi
70 ml vaj ulliri
1 tufë borzilok
1 lugë kafeje rigon
Kripë
Piper

Në fillim lajmë mirë të gjitha perimet dhe i presim ato në kube. Në një tenxhere me ujë të valuar hedhim pastën të ziejë dhe në një tjetër përgatitim salcë, ku hedhim qepën, hudhrat, vajin e ullirit, specat,kungullin, kripën dhe patëllxhanin. I skuqim për pak minuta dhe më pas shtojmë domaten, djathin e bardhë, rigonin, kripën dhe piperin. Pasi salca të jetë trashur mirë, shtojmë edhe pastën e zier. Në fund hedhim pak vaj ulliri, borzilokun dhe pak lëng nga uji i pastës, nëse duhet.

 

Rizoto me fileto pule

Përbësit:
300 g oriz
Lëng pule
1 fileto pule
1 lugë maskarpone
100 g djathë parmixhano
50 g gjalpë
50 ml vaj ulliri
50 domate të thara
Gjysmë gote verë të bardhë
4 qepujka
4 thelpinj hudhre
1 tufë borzilok
Kripë
Piper

Presim në kube fileton e pulës, pastrojmë qepën dhe hudhrat dhe i presim hollë ato. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe skuqim qepën, fileton e pulës dhe hudhrat. Më pas shtojmë orizin, domatet, duke vazhduar skuqjen e duke e përzier. E shuajmë me verën e bardhë. Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin dhe e ziejmë rizoton për 13 minuta. Në fund shtojmë maskarponen, gjalpin, borzilokun dhe e vazhdojmë përzierjen edhe për dy minuta të tjera. Në fund hedhim edhe djathin parmixhano./revistawho.com

Tags: penereceteRenato Mekollirizotosupe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
U përfol për probleme me prokurorinë, Blero jep lajmin e mirë

U përfol për probleme me prokurorinë, Blero jep lajmin e mirë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera