Era Istrefi ka habitur me paraqitjen e saj të fundit. Këngëtarja vazhdon të shfaqet me të njëjtin model fustani (të cilat duket se i ka në çdo ngjyrë), por këtë herë ka shtuar një detaj. Sipër fustanit, Era ka veshur një palë reçipeta. Duhet thënë se këto nuk janë reçipeta të zakonshme pasi janë me gurë dhe ekstravagante, megjithatë një kombinim i tillë na bën të pyesim: A mos do të jetë ky trendi i ri? Shpresojmë që jo! Se pak vapë kemi, por edhe reçipeta mbi fustan na duhen!