Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 495 raste të reja me Covid-19, pas 1927 testimeve të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë, 20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.
Në të tre spitalet Covid në vendin tonë po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë.







