Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e njohur bien pre e ‘hajdutëve modernë’, të cilët me anë të teknikave të ndryshme vjedhin profilet zyrtare në rrjetet sociale. Pjesë e kësaj është bërë edhe shefi i njohur Renato Mekolli. Dy rrjetet sociale më të përdorura nga ana e Renato Mekollit, ‘Facebook’-u dhe ‘Instgram’-i, kanë rënë në dorë të ‘hacker’-ave. I kontaktuar nga ‘RevistaWho.com’, ai ka konfirmuar se asnjë nga profilet nuk është nën menaxhimin e tij për momentin dhe po përpiqet që t’i rikthejë sa më parë. /revistawho.com