Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë i një vajze në datë 26 janar. Reperi i njohur nuk e ka publikuar lajmin duke dashur ta mbajë larg vëmendjes mediatike të voglën, por ‘Gazeta Espress’ ka marrë konfirmimin nga ai duke zbuluar gjithçka. Reperi ka zbuluar se vogëlushen e kanë pagëzuar me emrin Erika. Bashkëshortja dhe e sapoardhura në jetë gëzojnë shëndet të plotë. Kujtojmë se Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi ka edhe një vajze tjetër me emrin Eva./revistawho.com